HomeSport

UEFA/ Një tjetër kombëtare rrezikon përjashtimin

Ndeshja e fundit mes Bullgarisë dhe Anglisë, u shoqërua me nota të forta racizmi nga të zotët e shtëpisë dhe kjo gjë nuk ka për të kaluar lehtë nga UEFA. Pritët që Bullgarët të marrin një dënim, ku ai minimali fillon me mbyllje të pjesshme të stadiumit dhe gjobë.

Tifozet bullgare

Në rast se do të ketë përsëritje të kësaj sjelljeje, do të ketë edhe përshkallëzim të dënimit që është mbyllje e plotë e stadiumit dhe gjobë prej 50 mijë eurosh. Në rast të përsëritjes së këtyre skenave, atëherë protokolli i UEFA-s përcakton mbylljen e stadiumit me më shumë se një ndeshje, duke sjellë edhe humbjen e ndeshjes në tavolinë, por edhe heqjen e pikëve dhe deri në skualifikim nga kompeticioni.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë dënim maksimal të ekipeve kombëtare, për shkaqe rracizmi. Kombëtarja spanjolle ka marrë një gjobë prej 50 mijë eurosh në 2004, pas një abuzimi me lojtarët e Anglisë. Gjobat dhe mbylljet e stadiumeve, kanë qenë deri më tani masat ndëshkimore të ndërmarra nga UEFA.

Nëse do të dënohet Bullgaria për këtë pjesë, mbetet për tu parë nga vendimi që do të merret në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës.


TË NGJASHME