HomeSport

UEFA vendos, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në…

Ekipi i dërguar nga UEFA, për të vendosur nëse stadiumi “Arena kombëtare”, ishte i gatshëm për të mirëpritur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, ka dhënë verdiktin e vetë. Tashmë e konfirmuar, Shqipëri-Francë, do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”. Zyrtarët e UEFA-s, kanë vendosur se stadiumi i ri është në gjendje të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e ngritura.

Kështu, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë t’i shohin kampionët e botës në impiantin 22 mijë vendësh, i cili do të inaugurohet zyrtarisht më 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë.


TË NGJASHME