HomeSociale

Uji ngrihet drejt e në qiell, banorët shtangen para fenomenit të pazakontë

Banorët e Kythiras në Greqi kanë parë një fenomen spektakolar të ujit në det, ndërsa ata që patën fatin ta shihnin kanë “ngrirë” para pamjes.

Uji është ngritur nga deti në formën e një trombe, një fenomen që sipas ekspertëve mund të ndodhë gjatë vjeshtës si shkak i kontrastit të temperaturave të larta në sipërfaqen e detit.

Sigurisht që nuk mund të pretendojmë për një “magji”, por kjo tornado u shkaktua nga moti i keq që ka prekur të gjithë vendin këto ditët e fundit. Rajone të Greqisë u përballën këto ditë me reshje të dendura e përmbytje, ndërsa nuk munguan as rrëshqitjet masive të dheut. Më i prekuri ishte ishulli i Evias, banorët e të cilit u përballën me makthin e vërshimit të ujit, pas zjarreve shkatërrimtare të kësja vere./ Burimi: Radio Lasithi | GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME