HomeSport

Ukraina publikon uniformën zyrtare për Europianin, “çmendet” Rusia nga detaji në bluzë

Bluza e Kombëtares së Ukrainës për Kampionatin Europian që do zhvillohet në datat 11 qershor-11 korrik ka hapur debat të madh duke ndezur edhe konfliktin për Krimenë.

Në bluzën e Ukrainës është e dizenjuar harta e këtij shteti, por në të është përfshirë edhe Krimeja.

Në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe Moska zyrtare e konsideron pjesë të shtetit rus, por nga ndërkomëbtarët njihet si pjesë e Ukrainës.

Edhe vetë Kombet e Bashkuara e njohin Krimenë si pjesë të Ukrainës.

Bluza e uniformës zyrtare është publikuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko, në Facebook, më pak se një javë para se Euro2020 të startojë.

Kjo ka bërë që Rusia të “shpërthejë” në kundërshtime, duke e quajtur këtë uniformë ilegale dhe reminishencë të nazizmit gjerman.


TË NGJASHME