HomeRajon

Ukrainë/ Sekuestrohet sasi rekord kokainë, vinte nga…

Plot 19.5 ton kokainë janë sekuestruar në portin e Odesës në Ukrainë. Kjo sasi drogë është gjetur brenda disa kontejnerëve të cilët vinin nga Kolumbia. Kokaina është fshehur brenda disa kova me ngjyrë, shkruajnë mediat lokale.

Plani i trafikantëve të drogës ka qenë të importojnë kokainë të përzierë me llak dhe ngjyrë në një firmë ukrainase, e pastaj ta izolojnë në laborator, deklaroi Shërbimi shtetëror fiskal ukrainas. Sipas rezultateve nga hetimi paraprak, pjesët prej rreth 30 kilogramë kanë përmbajtje deri në tre kilogramë kokainë.

Sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar përfundimisht do të vërtetohet pasi do të kontrollohet e gjithë ngarkesa. Megjithatë, tashmë mund të themi se bëhet fjalë për sekuestrim rekord, theksohet në deklaratën e Shërbimit fiskal.


TË NGJASHME