HomeShowbiz

“Ulem në makinë dhe qaj” Katy Perry rrëfen se si po e kalon karantinën

Katy Perry e ka kaluar karantinën në makinën e saj duke qarë. 35 vjeçarja e cila është shtatzënë me të fejuarin e saj Orlando Bloom ka pranuar se është bërë shumë emocionale për shkak të shtatzanisë dhe pandemisë.

Katy tha për BBC Radio 2 Breakfast Show se: “Plani im para se Covid të ndodhte ishte të bëja muzikë gjatë verës derisa të vinte dita që të sillja në jetë fëmijën tim. Por siç të gjithë njerëzit edhe unë ulem në makinë, mbyll dyert dhe ndonjëherë qaj”.

Ndërkohë Katy e cila sapo ka lançuar këngën më të fundit të titulluar ‘Daisies” aktualisht ndodhet në karantinë me mbesat e saj, Orlando Bloom dhe djalin e tij Flynn. Kjo gjë sipas këngëtares po e ndihmon që të përgatitet për mëmësinë.

Ajo ka shtuar më tej: “Ka qënë e gjithë eksperienca e çmendur, jam e karantinuar me mbesat e mia tre vjeçare dhe gjashtë vjeçare, si edhe me djalin 9 vjeçar të Orlandos. Pra e dini po mësohem të kem përreth meje fëmijë.”

Madje 35-vjeçare, ka habitur me një postim që ka bërë në rrjetin ‘Twitter,’ e cila ka thënë se po vuante nga depresioni duke i shqetesuar fansat e saj.

“Ndonjëherë nuk e di se çfarë është më keq, të përpiqesh të shmangësh virusin apo depresionin që vjen me këtë normë të re.” shkruan Katy.


TË NGJASHME