HomeLajmi i Fundit

Ulen temperaturat/ Korça nën dëborë e akuj, sektori rrugor paralajmëron shoferët që…

Dita e sotme ka shënuar ulje të temperaturave, si dhe në disa qytete ka pasur reshje dëbore. Konkretisht Korça dhe disa rrethina të saj kanë shënuar temperatura shumë të ulëta si dhe reshje të konsiderueshme dëbore.

Si pasojë e reshjeve të dëborës zonat malore si: Gorena, Vithkuqin, Moglicën, Lozhan, Mokrën e sipërme, kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Sakaq, trashësia e borës ka arritur 5-10 cm, duke filluar me qytetin e Korçës deri në zonën e Dardhës. Akset nacionale janë të mbuluara nga dëbora.

Reshjet kanë zgjatur deri në orën 2 të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe akuj në rrugë.

Nisur nga kjo sektori i qarkullimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimri në mënyrë që të shmanget çdo lloj problematike apo rreziku gjatë qarkullimit.