HomeSociale

Ulja e të infektuarve, Manastirliu: Po mendojmë mbylljen e …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informoi kryeministrin Rama se ulja e numrit të pacientëve që po trajtohen në spitale do të bëjë që të mbyllen spitali COVID 2 i cili është ngritur tek Senatoriumi.

“Forcat janë përqëndruar në QSUT. Jemi duke menduar për mbylljen e COVID 2, duke qenë se edhe numri i pacientëve ka ardhur në ulje. Po duke u fokusuar në QSUT nga data 18. Po ashtu, spitali COVID  3, ose ish Kirurgjia do të jetë shumë shpejt gati për ta mobilizuar dhe trajtuar këtu pacientët me Covid”- tha ministrja.

Gjatë një monitorimi të punës në depon e re farmaceutike në QSUT ajo theksoi se duket që numrat janë ulur, por alerti është shumë i madh.

“Strukturat po punojnë për të minimizuar riskun dhe kufizuar infeksionin, jemi në periudhë risku edhe pse numrat janë në ulje”- tha ajo.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME