HomePolitikë

Ulsi Manja: PD në kohë të regjistrojë kandidatët

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora ka shpjeguar se nuk kanë tagrin të shtyjnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa shpjegoi arsyet pse u shtynë zgjedhjet lokale në 2007, Manja tha se opozita është në kohë të regjistrojë kandidatët.

Ulsi Manja: Ne nuk kemi tagrin ta shtyjmë datën e zgjedhjeve. Përmendin shtyrjen e zgjedhjeve lokale në 2007 për certifikatat. Na i kujton ne socialistëve, shtytë zgjedhjet për certifikata me 5 javë. Po, çështja e garantimit të votës për çdo qytetar të Shqipërisë që ka mbushur 18 vjeç është detyrim kushtetues. Në atë kohë çështja e certifikatave kishte të bënte me përjashtimin nga e drejta për të votuar e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është ky realitet. Ne kemi shtyrë edhe afatin e skadimit të kartave të identitetit për të garantuar këtë votë deri në datën 31 dhjetor 2019. Janë dy realitete të ndryshme, por që në thelb edhe në atë kohë kishin të bëjnë me garantimin e ushtrimit të drejtë së votës. PD është në kohë, le të shkojë të regjistrojë kandidatët derisa pa filluar afati zyrtar i fushatës. 

Manja tha se qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme për të dialoguar, por pa shkelur kushtetutën dhe datën 30 qershor.

Ulsi Manja: Jemi të gatshëm për dialog, por jo për negociata. Negociatë do të thotë pazar dhe këtë ka kërkuar Basha nga fillimi dhe deri më sot, ndërsa dialog do të thotë të ulesh në një tryezë pa kushte për tu garantuar shqiptarëve standardet me të larta të zgjedhjeve vendore. Tani deri ku është e gatshme të shkojë mazhoranca? Gjithçka që garanton standardet e zgjedhjeve të datës 30 qershor, me përjashtim të shkeljes së Kushtetutës dhe datës 30 qershor.


TË NGJASHME