HomeShowbiz

Unaza e fejeses së Lady Gaga, me një çmim marramendës

Para pak ditësh Lady Gaga konfirmoi fejesën me Christian Carino-n dhe zbuloi se janë bashkë prej një kohe të gjatë.

Këngëtaja me Carino-n u shfaq publikisht në shtator të vitit të kaluar, por thjesht dukeshin si miq, deri kur pranoi që ata ishin të dashuruar.

Ajo që nuk i ka shpëtuar syrit të publikut pas shpalljes së fejesës është unaza që këngëtarja mban në dorë. Një unazë që bie shumë në sy dhe që çdo vajzë do të dëshironte ta kishte.

Unaza ka një safir të madh ngjyrë rozë, 6-7 karat, i rrethuar nga një kurorë diamantësh, 3-4 karat. Safiri rozë është i një cilësie shumë të lartë dhe sipas ekspertëve me shumë mundësi është një lloj safiri i quajtur Padparadscha. Unaza, kap vlerën e 300,000 dollarëve, ndoshta edhe më shumë. Padparadscha-t janë safirët më të rrallë dhe më unikë në botë. Kush nuk do ta donte një unazë të tillë?


TË NGJASHME