Aktualitet Lajme Politikë

Unaza e re/ Banorët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, vijnë reagimet e para

Banorë të Unazës së Re janë mbledhur para drejtorisë së Policisë në Tiranë. Ata kërkojnë lirimin e personave të arrestuar mëngjesin e sotëm. Në mbështetje të banorëve, ndodhen ish deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Nën thirrjet “Lironi djemtë” “ Të gjithë për një qëllim”, ata kanë depërtuar brenda oborrit të godinës. Në një njoftim për mediat, policia deklaron se tre personat e arrestuar kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin rrugor.

PD publikoi sot video të shoqërimit të banorëve të Unazës. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin për bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në 3 vitesh burg për çdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

Ish deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re.

“Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën shoë dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.” u shpreh Braimllari.

Fjala e Plotë:

Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.

Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën shoë dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.

Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij.

Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë.

Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim  të trembë qytetarët e këtij vendi.

Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu paralajmëroi sot efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo shoqërim të paligjëshëm. Balliu akuzoi kreun e qeverisë se erdhi të provokojë banorët e unazës së re, të cilët thuajse prej një viti janë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.

“ Kanë 12 muaj që kërkojnë dialog me qeverinë, të ulen ta zgjidhin sic e ka zgjidhur PD më parë. Ky hajdut ky kriminel nuk kërkon dialog me qytetarët. Kush pretendon se është Rama, cfarë kujton se me policët e krimit do mundë qytetarët. Përgjigja do jetë e shpejtë e pamëshishme për këdo që dhunon qytetarët. Jemi në moment kritik për negociatat dhe c’bën Rama, vjen arreston banorët e unazës. E ka mendjen të hapë vizat me Serbinë.

Me gjak do e mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. Kam edhe një thirrje këtu për të gjithë punonjësit e policisë, iu them atyre hapini sytë Rama është në ditët e fundit do mbahet përgjegjësi ligjore për këdo që arreston në kundërshtim me ligjin” tha Balliu ndërsa theksoi se protesta do të vijojë edhe pasditen e sotme pranë Unazës së Re.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës flet zyrtarisht për arrestimet tek Unaza e Re. Në një njoftim për mediat, policia deklaron se tre personat e arrestuar kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin rrugor.

Deklarata e policisë

Me ndryshimet e Kodit Penal që hynë në fuqi pak ditë më parë, bllokimi i rrugës dënohet me burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
S. D., 56 vjeç;
G. Sh., 54 vjeç;
I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Pasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Related posts

KQZ-ja pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale

Mila

Lushnje/ Ngeci në ashensor, 85-vjeçarit i rrezikohet jeta

Mila

Ish-ministri i Drejtësisë: O pika mu në prokuror

Mila
Na Kontaktoni!