HomePolitikë

Unazës së Re, PD bën kallëzim penal

Klevis-balliu

Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re.

Ish-deputeti Klevis Balliu në një dalje për mediat tha se Prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet për çështjen dhe të pezullojë punimet në zonë.

“Sot bëmë kallëzimin penal për genocidin te Unaza e re. Ky projekt ka për qëllim vjedhjen, kullat. Të gjitha aferat korruptive dhe shkeljet e kësaj qeveria sot janë faktuar. Prokuroria të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet te Unaza e re .

Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish. Menjëherë të nisin veprimet nga Prokuroria. Urgjent, pasi nëse prokuroia nuk vepron i bie që këta presin hyrje te ato pallate atje”, tha Balliu.


TË NGJASHME