HomeShowbiz

“Unë besoj se e vërteta flet një ditë”, Morena Taraku rikthehet e zhgënjyer

Pasi publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Missed Call”, Morena Taraku vendosi të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj.

Ajo tha se dëshironte të kalonte një periudhë qetësie larg rrjeteve sociale, prandaj kishte vendosur që ta mbyllte llogarinë e saj.

“Doja t’iu falenderoj për çdo pikë dashurie që më keni fal, për çdo koment e çdo përkrahje. Unë nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe në brendësinë time. Ne si artistë ndonjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes te vetja.

Shumë dashuri por edhe urrejtje, ofendime… të gjitha këto i mban mbi supe një artist. Unë kam dhënë pak apo shumë për artin shqiptar, atë e dinë mirë ato që kanë qenë në rrugëtimin tim me mia. Jam shumë e zhgënjyer nga shumë gazeta e gazetarë që për interesa të veta personale, njollosin mundin tonë. Ju betohem gjithë atyre që më duan dhe që ndoshta me këtë lajm edhe do i mërzis por kam nevojë të dua veten dhe familjen time, që asnjëherë s’pata kohë aq sa duhet për ta.

Juve Morenatorsa që jeni aty ku është gëzimi e dhimbja ime gjithmonë dua të iu them që iu kam në zemër dhe shpirt në çdo cep të jetës”- shkruante këngëtarja në Instagram-in e saj.

Por duket se largimi i saj nga rrjetet sociale nuk ka qenë për një kohë të gjatë dhe pas 10 ditësh, Morena është rikthyer sërish me një mesazh të fortë.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon zhgënjimin nga miqtë e saj pa treguar se me kë e ka personalisht.

“Unë di shumë gjëra po jo aq sa Zoti. Ai i din shumë gjëra dhe unë besoj tek ai. Nuk ma do zemra të lëndoj  askënd e aq më pak ato që hëngrën bukë me mua në të njëjtën sofër edhe pse ata e bën…Unë besoj se e vërteta flet vetëm një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime.. Dhe prapë po e përsëris Zoti i din të gjitha” ka shkruar Morena.

Kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja është në problem me ligjin për shkak se  makina e saj  tip “Bentely” me vlerë 235 mijë euro ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.


TË NGJASHME