HomePolitikë

“Unë dhe politika i kemi fajet që qytetarët po ikin nga vendi!”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka mbajtur një mbledhje me qeverinë ka komentuar situatën në vend duke thënë se largimi i qytetarëve të Kosovës vjen si shkak i fajit të politikës.

“Politika, por edhe unë kam faj për ikjet e qytetarëve nga vendi. Kushdo që ka pasur përgjegjësi për këtë, i ka fajet. Po ashtu nëse e analizojmë këtë gjendje, duhet të përballemi me atë që nuk është në rregull në vendin tonë, që qytetarët të mos ikin”

Ai ka folur edhe për sektorin privat ku tha se gjendja është e rëndë dhe për këtë duhet një dialog me sektorin privat për krijimin e marrëdhënieve serioze në punë.

“Ne kemi një dialog tripalësh që quhet punëdhënës, punëmarrës dhe sindikata. E para që do të ndodh është shqyrtim rreth pagës minimale që do ta përmirësoj gjendjen. Pastaj do të kemi një dialog me sektorin privat, jo me qëllim që ta dëmtojmë, por të krijojmë marrëdhënie më serioze në punë”, ka thënë ai.


TË NGJASHME