HomeShowbiz

“Unë do të udhëtoj për në Shqipëri”, Bebe Rexha pranë shqipëtarëve në këto ditë të vështira

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram ka njoftuar se do të udhëtojë për në Shqipëri.

Ajo do të ofrojë ndihmën e saj për njerëzit e prekur nga tërmetet dhe dëshiron që të jetë pranë tyre në këto ditë të vështira.

“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Unë personalisht do të udhëtoj për në Shqipëri për t’u siguruar se paratë janë vënë në vend të duhur”, ka shkruar Bebe .

Ajo ka vendosur edhe link-un tek Instagram-i i saj aty ku mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre edhe njerëz të tjerë.


TË NGJASHME