HomeLajme

UNESCO shpall muzikën reggae si trashëgimi e njerëzimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë një emër të veçantë zhanrit të lindur në Xhamajka.

Muzika reggae ka “kontribuar në debatin ndërkombëtar për padrejtësinë, rezistencën, dashurinë dhe njerëzimin, duke theksuar dinamikën e elementit si të bardhë në të njëjtën kohë cerebrale, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”. Ky është motivimi i dhënë nga UNESCO për shpalljen e zhanreve muzikore me origjinë nga Xhamajka si një trashëgimi e njerëzimit. Tinguj dhe ritme që duhet të mbrohen dhe promovohen.

Komiteti i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i mbledhur në Port-Louis në Mauritius, theksoi se si muzika reggae kontribuoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar “për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit”. Nga Bob Marley te Peter Tosh, nga Lee Perry tek The Upsetters në Congos, janë shumë nga emrat e artistëve që kanë bërë të madhe muzikën reggae në botë. Njoftimi erdhi nëpërmjet Twitter-it, me një post që i referohet faqes zyrtare të OKB-së, në të cilën shpjegohen arsyet për zgjedhjen.

Reggae lindi nga ndikimet dhe kontaminimet që bashkojnë kulturën xhamajkane me kulturën latine, Amerikën e Veriut dhe Karaibet. Përfshirë, pra, stilet shpirtërore soul, neo-afro, ritëm dhe blues (dëshpërimin), deri në ska. Një zhanër i lindur për t’i dhënë zë margjinalizimit dhe që sot ka një funksion të rëndësishëm shoqëror. Këto karakteristika të këtij lloji shpërthyen në vitet shtatëdhjetë, gjë që e çuan UNESCO-n për t’i dhënë njohjen e trashëgimisë së njerëzimit.

Burimi: www.tgcom24.mediaset.it


TË NGJASHME