HomeShowbiz

Ups, Irina Shayk bëri këtë veprim kundër Lady Gaga-s!

Kimia mes Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper gjatë performancës së Oscar-it është një nga gjërat që po vazhdon të përflitet prej së dielës.

Dhe ndërsa modelja Irina Shayk u fotografua duke përgëzuar dyshen pas çmimit për “Këngën më të mirë origjinale”, “Shallow”, por gjërat nuk janë aspak ashtu siç duken.

“The Sun” raporton se supermodelja ka hequr nga Instagram-i Lady Gaga-n para të dielës, pavarësisht se u sollën në mënyrë shumë miqësore gjatë eventit.

Një burim tha për median se, Irina-s i ka ardhur në majë të hundës me spekulimet se Bradley dhe Gaga janë më shumë se thjesht miq.

“Historitë se Irina-s i është mërzitur Gaga kanë disa të vërteta. Jo që ajo e xhelozon këngëtaren, por është e mërzitur nga historitë për një lidhje mes saj dhe Bradley-t. Ajo është përballur edhe më parë me thashethemet për tradhti, kur ishte e lidhur me Cristiano Ronaldo-n”, tha burimi.

/iconstyle.al


TË NGJASHME