HomeShowbiz

UPS! Tayna-s i zbërthehet bluza në mes të skenës

Mbrëmjen e kaluar Tayna ka qenë e ftuar speciale në një club dhe si gjithmonë vendi ishte i mbushur plot.

Reperja ka performuar këngët e saj më të suksesshme derisa… upsss… një incident me veshjen i tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

Teksa po kërcente me një nga këngët hit të saj, bluza crop top që kishte veshur iu zbërthye dhe reçipetat i dolën sheshit.

Pas kësaj Tayna është përpjekur ta kalojë me sportivitet duke u kthyer pas dhe e mbërtheu me stil.

Videon e këtij momenti pikant, Tayna e ka publikuar vetë në Instastory dhe shkruan: “UPS, e bëra përsëri. Mendoj se zemra ime është shumë e madhe”.

Pas gjithë kësaj, Tayna ka vazhduar performancën duke mbajtur dorën tek gjoksi në mënyrë që të shmangë ndonjë skenë tjetër të tillë.

Kënga e fundit e reperes është “Lakmitare” në bashkëpunim me Mozzik.

Ky projekt i hapi Tayna-s shumë dyer dhe së fundmi ajo është bërë pjesë edhe e mediave zvicerane.


TË NGJASHME