HomeShowbiz

Upss! Olti Curri publikon videon, ‘Yalla Habibi’ qenka e kopjuar

Bashkëpunimi i ri i Luana Vjollcës me Faydee, i titulluar “Yalla Habibi” theu rekorde klikimesh sapo u publikua në Youtube.

Mirëpo Olti Curri ka bërë disa postime që këngëtares me siguri s’i kanë pëlqyer. Gazetari ka gjetur një këngë të ngjashme me të Luanës, dhe krah fotove ka shkruar: “Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana, ja kopjuan”.

Krahas videos së këngës “Yalla habibi” të Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix, “Turp të keni”, ka shkruar blogeri.

Në një tjetër postim, gazetari ka publikuar datat e lançimit të dy këngëve që kanë të njëjtin titull dhe ka zbuluar se kënga e huaj është publikuar që në qershor të vitit të kaluar.


TË NGJASHME