HomeSociale

Ura Vajgurore, i vendosin eksploziv bankomatit gjatë natës

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë në qytezën Ura Vajgurore.

Policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për ngjarjen, por nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qendër të qytetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar detaje të mëtejshme, mbi autorët apo motivet e tyre, ndërkohë që po kryhet ekspertiza dhe po merren gjurmët e gishtave.

Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur pranë bankomatit, po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë së institucionit bankar.

Burime paraprake theksojnë se dyshohet të jenë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat, por për të vërtetuar këtë pritet që të bëhet inventari nga punonjësit e bankës.


TË NGJASHME