HomeLajme

Uragani “Michael”, stuhia më e fuqishme në 100 vite

Uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Floridën perëndimore ka shkaktuar mjaft dëme materiale, përmbytje të qyteteve, ka zhytur shtëpitë nën ujë dhe ka bërë që pemët të shkulen me rrënjë.

Uragani “Michael” preku tokën si stuhi e kategorisë së tretë, me erëra që kapnin shpejtësinë e 200 km në orë, në rajonin Panhandle të shtetit.

Sipas zyrtarëve, një person ka humbur jetën pasi u godit nga një pemë.

“Michael” është aq i fuqishëm saqë mbetet në kategorinë e uraganëve edhe ndërsa lëviz më në brendësi të tokës.

Të martën, “Michael” ishte një uragan i kategorisë së dytë, ndërsa të mërkurën, për pak sa nuk arriti të kalonte kufirin që e bënte atë një uragan të kategorisë së pestë.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott paralajmëroi për shkatërrime të paimagjinueshme, duke thënë se kjo mund të ishte stuhia më e keqe në 100 vitet e fundit. “Michael” u ka marrë jetën më parë 13 personave në Amerikën Qendrore.


TË NGJASHME