HomePolitikë

Urdhri i Ramës “pret kokën” e një tjetër drejtori, 7 të larguar në Shkodër

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra edhe drejtori i Hetimit Tatimor në Shkodër Agim Shimaj.

Shimaj kishte vetëm 2 muaj në krye të Hetimit Tatimor në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Inspektoratit të Punës.

Më parë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra 6 drejtorë rajonalë të Shkodrës. Rama ka paralajmëruar se ata do të zëvendësohen nga figura me integritet profesional. Kryeministri u shpreh se përparësi për këto poste do të kenë gratë dhe vajzat.

Sot kanë paraqitur sot dorëheqjen drejtorët: Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër, Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër), Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder, Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.


TË NGJASHME