HomeLajmi i Fundit

Urgjencat kirurgjikale tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoj ditën e sotme se ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Gjithashtu Manastirliu tha se po bëhen gati për të hapur spitalin e dytë COVID.

‘Ne po behemi gati edhe per te hapur spitalin e dyte Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po behet organizim i mirefillte per burimet njerezore qe do shtohen dhe gjithe oprganizimit per ti bere balle ketij infeksioni e per te organizuar punen qe te kemi sa me pak perhapje e te ruajme burimet tona njerezore”.