HomeSociale

Urim dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, ja çfarë shkruan Monika Kryemadhi

Sot festohen Pashkët ortodokse dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vendosur ta nisë ditën me një urim për të gjithë besimtarët dhe një mesazh për të gjithë qytetarët. Mes urimit të saj ajo shkruan se gjithë kjo sakrficë që gjithsecili po bën nuk është një humbje, por përkundrazi ështënjë fitore mbi virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

“Distancimi social është një masë e përkohshme dhe nuk duhet të na ndajë nga njëri-tjetri”, vazhdoi më tej Kryemadhi, “Me besim dhe duke qenë pranë njëri-tjetrit edhe këtë betejë do ta fitojmë.

Postimi i plotë

“Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!”


TË NGJASHME