HomeShowbiz

Urimi i Vesa Lumës për Big Bastën është më i veçanti

Si të gjitha çiftet e tjera të showbiz-it, edhe Vesa Luma zgjodhi që ditën e të dashuruarve t’i bënte një dedikim partnerit të saj.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ndau me ndjekësit një video ku shfaqej pranë Big Bastës dhe i shprehte atij dashurinë duke i thënë “Të dua” në anglisht.

Pasi i tha dy herë “I love you”, Big Basta ia ktheu partneres:

“Je duke i thënë vetes tënde, je duke parë veten në kamera?”

Duke qeshur, Vesa iu kthye përballë reperit duke i thënë kësaj here “Të dua” në sy dhe jo nga ekrani i telefonit.

“Na dy nuk i kemi punt mire me “rrjete sociale” ? ama prap se prap duhemi shume ?? Gezuar jete ketu ne Instagram- urimin e vertete ta jap ne shpi ??”- shkruan këngëtarja në postim.

Prej disa kohësh, Big Basta, Vesa dhe vogëlushi i tyre Lian kanë nisur jetesën në Zelandën e Re dhe në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar shpesh se janë shumë të lumtur me këtë jetë të re.


TË NGJASHME