HomeUdhëtime

Urinuan në tempullin e shenjtë në Maçu Piçu, arrestohen 6 turistë

Gjashtë turistë janë arrestuar në Maçu Piçu, pasi kishin urinuar në tempullin e shenjë. Katër burra dhe dy gra, kishin hyrë në një zonë brenda Tempullit të Diellit, kishin dëmtuar një mur dhe kishin urinuar aty, thonë autoritetet e Perusë.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e sulmit të trashëgimisë vendase. Mediat lokale raportojnë se turistët ishin midis moshës 20 dhe 32 vjeç. Ata ishin 3 argjentinas, një brazilian, një kilian dhe një franceze.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente në Maçu Piçu. Në 2014, autoritetet denoncuan rastin e disa turistëve të cilët u zhveshën në vendin e shenjtë. Gjithashtu po në 2014, në mars, 4 turistë amerikanë  u arrestuan po për zhveshje.


TË NGJASHME