HomePolitikë

Nuk lirojnë zyrat, Lleshaj iu përgjigjet kryebashkiakëve të PD-së

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj gjatë takimit me prefektët komentoi deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, pasi nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha ‘ Urojmë që askush të mos çmendet dhe të mos kemi situata të tilla‘.

Po ashtu, Lleshaj urdhëroi që strukturat e prefekturave të jenë në punë dhe në muajin Gusht, ndërsa pushimet do t’i marrin në muajin shtator.

Urojmë askush të mos çmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4 vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore.”, tha Lleshaj.


TË NGJASHME