HomeSociale

Ursula von der Leyen: Vaksinën e Covid-19 mund ta kemi këtë vjeshtë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati këtë vjeshtë.

Leyen dha një afat shumë më të afërt se sa kanë parashikuar autoritetet e shëndetit publik, sipas të cilëve duhen 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për publikun e gjerë.

Von der Leyen tha se BE-ja i ka ofruar kompanisë “curevac”, një kompani gjermane që po punon për zbulimin e vaksinës së COVID-19, 80 milion euro mbështetje financiare.

“Sipas bisedimeve me “curevac”, një kompani gjermane që po punon për zbulimin e vaksinës së COVID-19, të cilës BE-ja i ka ofruar kompanisë 80 milion euro mbështetje financiare. Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,”– mësohet të jetë shprehur ajo.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME