HomeShëndeti

Ushqimet e shëndetshme që shkaktojnë pagjumësi

Kur tregojnë për mënyrën sesi dieta ushqimore ndikon në gjumin e mirë, disa nga faktet që dimë të gjithë janë shmangia e kafeinës apo e alkoolit disa orë para orarit të fjetjes.

Por ka edhe disa ushqime shumë të shëndetshme që duhet t’i limitoni para gjumit. Një mjeke e trajnuar në Harvard, Nada Milosavljeviç thotë se konsumimi i çdo gjëje me nivel të lartë proteinash para gjumit mund të ndikojë.

Arsyeja është se merr shumë kohë tretja e ushqimeve me proteina. “Duhet shumë fuqi në tretjen e ushqimit. Kjo gjë kërkon që qarkullimi i gjakut të drejtohet në atë pjesë të trupit”, shkruhet në studim.

Studimi tregoi se ngrënia e vaktit të pasur me proteina disa orë përpara se të shtriheni mund të rrisë atë ndjesinë e përgjumjes. Koha është gjithçka!


TË NGJASHME