HomeShëndeti

Ushqimet që dobësojnë sistemin tuaj imunitar

Nëse doni të jeni aktiv gjatë gjithë ditës duhet të konsumoni ushqimet e duhura që ju japin energji. Mirëpo nëse nuk keni informacion konsumoni ushqime që ju dobësojnë sistemin tuaj imunitar.
Ne do ju tregojmë se cilat janë ushqimet më të këqija për sistemin tuaj imunitar, të cilat duhet ti shmangni menjëherë nga dieta juaj ushqimore.

-Ushqimet e skuqura
Këto ushqime rrisin kolesterolin, nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin.

-Mishi i kuq
Mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar.

-Pijet e gazuara
Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez.

-Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur.

-Buka
Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar, konsumimi i tyre shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.


TË NGJASHME