HomeShëndeti

Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas stërvitjeve në palestër

E keni parasysh ndjenjën kur keni dhembje aq të madha pas një stërvitje intensive sa që mezi e bindni veten se mund ngriheni në këmbë, e lëre me t’i bëni normalisht aktivitetet ditore?

Megjithatë,  ju mund të jeni në gjendje t’i parandaloni këto shqetësime duke konsumuar disa ushqime për lehtësim të dhimbjeve të muskujve nga ushtrimet e palestrës.

Por, para se të flasim për këto ushqime të shijshme, le të flasim se pse ndodhin këtë dhimbje.

Pete McCall, fiziolog i ushtrimeve dhe trajner personal: “Shembulli më i lehtë është se ju lëndoni fibrat e muskujve gjatë stërvitjeve, pastaj trupi i ndërton mbrapsht ato gjatë shërimit, duke shkaktuar inflamacion”.

Zakonisht do të thotë se ju keni bërë si duhet në ushtrimet e palestrës, dhe si rezultat, muskujt tuaj janë duke u rritur, rindërtuar, dhe duke ju bërë më të fortë.

Ju mund t’i lehtësoni dhembjet e muskujve tuaj në disa mënyra të ndryshme, si p.sh. duke bërë zgjatje të muskujve, etj.

Po ju mund të mos e keni ditur se janë disa ushqime, jo vetëm që do t’ju lehtësojnë dhimbjet, por gjithashtu i ndihmojnë muskujt tuaj të shërohen më shpejt.

Provoni të përfshini këto ushqime pas palestrës që të mund të ktheheni prapë dhe ta “mbysni lojën”.

– Xhenxhefili

– Lëngu i qershijave

– Ananasi

– Lëngu i kokosit

– Vezët

– Arrat

– Salmoni

– Patatet e ëmbla


TË NGJASHME