Ushqimet që përmirësojnë shikimin

Më shumë se 25 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga degjenerimi makular dhe kataraktet që lidhen me moshën, të cilat sipas Shoqatës Amerikane Optometrike janë shkaku kryesor i verbërisë tek njerëzit mbi moshën 55 vjeçare.
Hulumtimi ka gjetur se ushqimet e pasura me ushqyes që përmbajnë lutein dhe zeaxanthin (një karotenoid i pranishëm në retinë e syrit dhe në shumë bimë) mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike të syve.
Studime të tjera kanë zbuluar se ushqimet e pasura me vitamina C dhe E, beta carotene, zinku dhe acide yndyrore omega-3 mund të parandalojnë gjithashtu sëmundjet e lidhura me moshën.
Këtu janë gjashtë ushqime që duhet të filloni të hani për të përmirësuar shikimin.
Lakër jeshile
Misër
Spinaq
Brokoli
Vezë
Portokall