HomeShëndeti

Ushqimet që provokojnë alergji ushqimore

Disa ushqime shkaktojnë më shpesh reaksione alergjike, ndaj është e nevojshme të informoheni për to, në mënyrë që të shmangni rreziqe e të papritura për organizmin tuaj.

Kur vuan nga alergjia ushqimore, të ngrënët bëhet diçka më shumë se sa një veprim rutinë. Nëse njihet ushqimi, i cili shkakton reaksionin alergjik, situata është nën kontroll, por nëse jeni alergjikë ndaj shumë ushqimeve, ju duhet të bëni shumë kujdes, pasi mund t’ju ndodhin reaksione të papritura. Më poshtë janë disa nga ushqimet të cilat mund të shkaktojnë më shpesh reaksione alergjike. Mos harroni se, nëse organizmi juaj ka reaguar negativisht, qoftë vetëm një herë me njërin prej tyre, ju nuk duhet ta konsumoni më kurrë atë.

Veza

Image result for veza

Nëse jeni alergjikë ndaj vezës, edhe kur hani fare pak, rrezikoni të keni reaksione serioze, të cilat shfaqen pas një ore. Megjithatë, specialistët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë lloj alergjie të zakonshme, duke eksperimentuar me konsumimin e së bardhës së vezës (një sasie shumë të vogël) nën mbikëqyrjen e mjekut. Në këtë rast flitet për imunoterapinë orale.

Qumështi i lopës

Image result for qumeshti i lopes

Qumeshti është një nga alergjitë më të zakonshme. Duke qenë se pjesa më e madhe e alergjikëve janë fëmijët, rekomandohet që atyre ky ushqim të mos u jepet derisa të mbushin vitin e parë të jetës. Por edhe në këtë lloj alergjie, është e mundur të ndërhyhet me imunoterapinë orale.

Djathërat dhe kosi

Image result for qumeshti i lopes

Padyshim se, të gjithë ata që janë alergjikë ndaj qumështit të lopës, janë edhe ndaj nënprodukteve të tij si djathi, kosi, gjalpi etj. Në kompensim, alergjikët ndaj qumështit mund të konsumojnë produkte me bazë sojën, sigurisht, nëse nuk janë alergjikë edhe ndaj kësaj të fundit.

Kikirikët

Image result for kikirike

Reaksioni alergjik që shkaktohet nga kikirikët mund të jetë shumë i keq dhe për këtë fakt rekomandohet të qëndroni larg tyre dhe të gjithë ushqimeve me përbërje kikiriku.

Frutat e thata

Related image

Ata të cilët janë alergjikë ndaj frutave të thata, si ndaj bajameve, arrave, lajthive, fistikëve etj., duhet të bëjnë shumë kujdes kur blejnë një produkt i cili përbëhet nga to. Lexojini mirë etiketat.

Frutat e detit

Related image

Numri i personave alergjikë ndaj frutave të detit është rritur bashkë me përhapjen e konsumimit të këtij ushqimi. Aragosta dhe karkalecat e detit janë ushqimet që shkaktojnë më shumë reaksion. Alergjeni përgjegjës i kësaj lloj alergjie është rezistent ndaj të nxehtit dhe nuk zhduket me gatimin e ushqimit. Karakteristikë e kësaj alergjie është se shfaqet në moshë të rritur, ndërsa zgjat gjithë jetës.

Peshqit

Image result for Peshk

Alergjia ndaj peshkut mund të shkaktohet nga proteina e pranishme në të, por edhe nga histemina ose nga paraziti i njohur si anisakis. Janë të shumta recetat me përbërje peshku, ndaj duhet të jeni shumë të informuar për çdo konsumim ushqimi. Duhet të bëni shumë kujdes edhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji, sepse disa bebe kanë alergji edhe nëse është mamaja ajo që konsumon peshk.

Bishtajoret

Image result for Bishtaja

Bishtajoret të cilat shkaktojnë më shpesh reaksione alergjike, sidomos tek fëmijët, janë thjerrëzat. Duhet të bëni kujdes ndaj ushqimeve të paketuara, pasi përbërjet me bazë bishtajoret, përdoren si stabilizues ushqimorë. (Stabilizuesit, janë substanca të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e gjendjes fiziko-kimike të një produkti ushqimor).

Gruri, elbi dhe tërshëra

Related image

Alergjia ndaj këtyre drithërave shkaktohet nga përgjigjja e sistemit imunitar të individëve, që i njeh si të rrezikshme disa substanca dhe se reagon në mënyrë të rrezikshme kur futet në kontakt me to. Edhe në këtë rast, është mirë të lexoni dhe të kuptoni mirë etiketat e ushqimeve dhe të pijeve si birra.

Misri

Image result for misri i embel

Për fat të mirë, alergjia nga misri nuk është një nga alergjitë e shpeshta, përderisa eliminimi i këtij drithi nga dieta është shumë i lehtë.


TË NGJASHME