HomeSociale

Ushtarakët “rrethojnë” banesën e Hasanaj

Pas lajmit se efektivja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine, në banesën e saj ka patur prezencë të forcave ushtarake.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes familjet e 3 efektivëve u njoftuan personalisht nga përfaqësues të FA, të cilët i vizituan pak minuta pasi u raportua ngjarja në Letoni.

Ajo, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Kontigjenti aktual, ishte nisur në Letoni më 1 janar të këtij viti, me një mision gjashtë mujor dhe ishin vendosur në bazën Camp Adazi.

Në qershor, ushtarakët shqiptarë, pjesë e të cilëve edhe Zarifja, do të ktheheshin në atdhe. Por 32 vjeçarja, mbeti e përfshirë rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, ora 10.10 sipas orës lokale, në një shpërthim të disa municioneve të paplasura.

Ngjarja, sipas ministrisë shqiptare të mbrojtjes, ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e natos ku edhe ishte zhvilluar një stërvitje e përbashkët. Shpërthimit, nuk ka mundur t’i shpëtojë nëntetarja Zarife Muharrem Hasanaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolle Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Këta dy të fundit, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën letoneze.


TË NGJASHME