HomeSociale

Ushtaraket shqiptare festojnë 8 Marsin

Ministrja e Mbrojtjes ka mbledhur për të festuar së bashku 8 Marsin, një pjesë prej femrave në uniformë.

Përmes një statusiFacebook, ajo i vlerëson këto femra për profesionin e vështirë që kanë zgjedhur.

“Me gratë dhe vajzat e Forcës Tokësore u mblodhëm për të ndarë bashkë kënaqësinë e të qenit nënë, motër, grua e bashkëshorte. Për secilën nga ne është e rëndësishme të ndajmë eksperiencën tonë me të tjerat. Të ngremë zërin për të drejtat tona por edhe tu japin zë atyre që nuk kanë. Një ditë e bukur e mbushur me energji pozitive. Faleminderit për shërbimin, gjeneralëve dhe djemve tanë në uniformë, veçanërisht ditën e sotme!”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në statusin e saj.

 

 


TË NGJASHME