HomeLajme

Ushtári britanik i kapur nga rusët në Ukrainë: Do më ekzekutojnë me pushkátim

Një ushtár britanik i dënuar me vdékje gjatë një gjyqi në një rajonin ukrainas të marrë nga rebelët rusë, i është thënë mbrëmë se ekzekutimi i tij do të kryhet. Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48 vjeç, u kapën në qytetin e rrethuar të Mariupolit në prill të këtij viti kur njësia e tyre u dorëzua pas 48 ditësh nën presionin rus.

Aiden dhe Shaun u dënuan me akùzën “tentativë e një kapjeje të dhùnshme të pushtetit” nga “Gjykata e Lartë” e vetëshpallur Republikën Popullore të Donetsk (DPR). Të dyve iu tha që të prisnin ekzekutimin me pùshkatim pasi u deklaruan fajtorë për veprimtari mercenare dhe térroriste.

Të mërkurën mbrëma, familja e Aslin i tha BBC-së se rrëmbyesit e tij i kishin informuar që Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka bërë asnjë përpjekje për të negociuar në emër të ushtárit britanik.

“Aiden ishte jashtëzakonisht i mërzitur kur i telefonoi nënës së tij këtë mëngjes. Aiden na tha se DPR e kishte njoftuar që deri tani askush nga MB nuk ka kontaktuar dhe se ai do të ekzekutohet. Unë besoj atë që Aiden na ka thënë, se nëse DPR nuk merr ndonjë përgjigje, atëherë ata do ta ekzekutojnë nipin tim. Natyrisht unë shpresoj që kjo të mos ndodhë realisht”, tha për BBC gjyshja e Aslin, Pamela Hall.

Rusia dhe rajonet rebele të mbështetura nga Kremlini në Donbas i kanë përshkruar vazhdimisht të dy burrat si mercenar dhe jo robër të lùftës, një etiketim ky që justifikon zhvillimin e gjyqit në Donetsk në fillim të këtij muaji, ku u urdhërua pùshkatimi i tyre.

Bashkë me ta është edhe një burrë maroken, Brahim Saadoun, i cili gjithashtu u dënua me vdékje nga e njëjta seancë.

Britanikët ishin lùftëtarë të ligjshëm që shërbenin me forcat e ármatosura të Ukrainës dhe kanë të drejtën e plotë të mbrojtjes për të bùrgosurit e lùftës sipas konventës së Gjenevës.

Liz Truss, sekretarja e jashtme, tha se ajo kishte diskutuar rastin me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kulebo, në fillim të këtij muaji.

Aslin, 28 vjeç, është një ish-punonjës kujdesi nga Newark dhe Z. Pinner, 48 vjeç, është një ish-ushtár britanik në Regjimentin Mbretëror anglez. Ata të dy ishin transferuar në Ukrainë në vitin 2018 dhe kishin nënshkruar kontrata ushtárake me ushtrínë ukrainase.

Ndërkohë familja e marokenit Brahim Saadoune tha se ai ishte regjistruar në vitin 2021 si ushtár me kontratë në ushtrínë ukrainase./ Burimi: The Telegraph | Përktheu dhe përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME