HomeLajmi i Fundit

Ushtria franceze tradhëtohet nga ushtaraku i lartë, spiun i inteligjencës ruse

Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Francës është arrestuar, pasi dyshohet se është spiun i shërbimeve sekrete ruse. Lajmi është konfirmuar nga ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, e cila tha për këtë çështje prokurorët kanë nisur hetimet. “Ajo që unë mund të konfirmoj është se një oficer i lartë po përballet me procedura ligjore për një shkelje të sigurisë,” tha Florence Parly, e cila nuk dha detaje të tjera.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se nënkoloneli francez besohet se ka transmetuar dokumente të ndjeshme franceze në shërbimet sekrete të Rusisë. Ai u kap duke folur rusisht në Itali me një burrë të identifikuar si një agjent i GRU, (Shërbimi Inteligjent Ushtarak Rus). Burri u arrestua, pak ditë më vonë nga agjencia franceze e inteligjencës DGSI, ndërsa po përgatitej të largohej nga Franca në drejtim të Italisë. Ai është duke u mbajtur në një burg në Paris. Mbi të rëndon akuza “shpërndarjen e informacionit tek një fuqi e huaj”.

Franca përpiqet të ruaj ndikimin e saj në Afrikë nëpërmjet pranisë ushtarake  | Shekulli Agency