HomeLajmi i Fundit

Ushtronte dhunë ndaj familjes, arrestohet shqiptari në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Montelupo Fiorentino, pasi akuzohet se keqtrajtonte familjen e tij. Ish-gruaja e tij e kishte denoncuar për dhunën e vazhdueshme dhe kërcënimet e bëra ndaj saj, ndërsa ka bërë me dije se rrinte pothuajse gjithmonë i dehur.

Gruaja kishte pohuar se gjatë kohës që kishin marrë kërcënime ajo dhe dy fëmijët e saj përkatësisht 16 dhe 18 vjeç, ishin detyuruar që disa herë të flinin jashtë.

Ndërkohë 36-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë në janar të vitit 2018, për të njëjtën akuzë, por ishte liruar.