HomeShowbiz

Vajza e këngëtarit të njohur hedh hapat e parë në muzikë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi është babi i një vajze te quajtur Tara të cilen e ka me bashkëshorten e tij të parë, Teuta. Me sa duket vogëlushja e ka trashëguar talentin e të atit dhe e ka zgjedhur që tani rrugën e saj drejt një të ardhmeje si artiste.

Tara tashmë ka regjistruar albumin e saj të parë muzikor.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Blero në një postim në Instagram:

“Regjistruam albumin e saj të parë, sigurisht prodhuar nga unë”.

Më pas këngëtari, krenar për të bijën, ka publikuar edhe disa fotografi të vajzës së tij duke luajtur në piano dhe disa të tjera në studio duke regjistruar këngët.


TË NGJASHME