HomeShowbiz

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

S’kishte si të ndodhte ndryshe! Deva Cassel, vajza 15-vjeçare e Monicca Bellucci-it dhe Vincent Cassel është fytyra e re e shtëpisë së famshme të modës, Dolce & Gabbana.

Së fundmi ajo është shfaqur në fushatën publicitare të parfumit të ri “Shine”, të markës italiane D&G.

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

Vajza e madhe e aktores dukej identike me të ëmën në moshën e saj.

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

Flokët me onde, grimi natyral dhe një fustan i bardhë i bënë të gjithë të kthejnë sytë nga vajza e çiftit të famshëm. Deva, ka trashëguar thuajse çdo tipar të Bellucci-it.

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

Bardhësinë e fytyrës, buzët e plota mishtore, hundën, sensualitetin, madje edhe mënyrën e sofistikuar të qëndrimit!

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

15-vjeçarja jo pa qëllim u përzgjodh për prezantimin e aromës së re nga Dolce. Parfumi “Shine” përfaqëson pranverën me gjithë aromat e saj dhe është dizenjuar për vajzat në moshën e Deva-s.

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!
Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!
Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

Kritikët e modës pohuan se kjo fushatë ka rezultuar shumë e suksesshme për Deva Cassel. Vincent dhe Monicca janë kujdesur t’i mbajnë të bijat shumë larg paparacëve dhe gazetarëve, prandaj kureshtja e njerëzve për të parë pasardhësen e një prej grave më të bukura, është e madhe.

Vajza e Monica Bellucci-it është rritur dhe duket një YLL!

Vajza e madhe e ish-çiftit ka dy motra të tjera, 9-vjeçaren Leoni dhe Amazon, vajza e Vincent dhe gruas së tij të dytë, modeles Tina Kunakey.


TË NGJASHME