HomeLajmi i Fundit

Vajza e re nuk gjente rehat, policia prangos 39-vjeçarin

Një 39 vjeçar, banues në Tiranë është prangosur në flagrancë nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet për përndjekje.

“Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekje”, i shtetasit Gj. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare, e cila ka kallezuar ne Komisariat se shqetesohej prej kohesh nga burri, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Pas padise, forcat e policise kane arrestuar personin i cili ka dhene deshmine e tij para hetuesve.