HomeShowbiz

Vajza e re shpërfytyrohet në fytyrë gjatë protestës për Floyd, Kim Kardashian ofron ndihmën e saj

Kim Kardashian do kontribuojë në ndihma financiare për një protestuese e cila u lëndua nga një plumb gome teksa ishte duke protestuar.
Ylli i reality show-t u pa foton e vajzës në Twitter, teksa po protestonte për George Floyd në Louisville, Kentucky.
Në foto shihet qartë vajza e re e cila ka një plagë në ballë dhe syrin e saj të majtë të mavijosur dhe të enjtur.

39-vjeçarja premtoi se do ta ndihmonte protestuesen duke i paguar faturën e spitalit.

“Kjo është zemërthyese dhe shqetësuese. A di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë”!

Dhjetra njerëz i bënë tag vajzës, e cila e ka emrin Shannyn, në Tëitter në mënyrë që Kim të mund të lidhej me të.
Kim është një nga personazhet e njohur që ka dalë pro protestës që po zhvillohet në disa prej qyteteve të Amerikës.


TË NGJASHME