HomeTeknologji

Vajza e Steve Jobs tall publikisht iPhone 14 pas lancimit të djeshëm nga Apple

Eve, vajza e të ndjerit Steve Jobs, ka tallur në internet lancimin e iPhone 14 nga Apple. Vajza 23-vjeçare e një prej themeluesve të Apple, postoi në Instagram një meme direkt pas njoftimit të djeshëm nga kompania ku zbuloi versionin e fundit të smartfonit, iPhone 14.

Në meme shfaqej në një burrë në moshë që kishte blerë saktësish të njëjtën këmishë me atë që kishte veshur. E diplomuara në Stanford, Eve e cila është fëmija i vogël e Jobs, shkruante sipër fotos: Unë duke kaluar nga iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple sot”.

Meme-ja u bë shpejt virale dhe nuk munguan komentet: “Vëlla, ata thjesht po publikojnë të njëjtën gjë pa pushim”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

“Apple lëshoi ??sërish të njëjtin telefon me përmirësime të vogla?”, pyeti një tjetër.

“Nuk është njësoj pasi vazhdon t’ju kushtojë më shumë para,” ia shpjegoi një tjetër./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME