Aktualitet Botë

Vajza e Trump merr pjesë në hapjen e ambasadës në Jerusalem

Ivanka Trump dhe Jared Kouchner, vajza dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, arritën sot në Izrael për të marrë pjesë në hapjen e ambasadës së re amerikane në Jerusalem, transmeton BBC.

Thuhet se të dy ata, në funksionin e këshilltarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë, do të marrin pjesë në ceremoni dhe se vetë Trump do të mungojë.

Inagurimi do të bëhet sot , i cili përkon me 70-vjetorin e themelimit të shtetit izraelit. E gjitha kjo ndodh në një kohë tensioni, jo vetëm mes izralitëve dhe palestinzëve por dhe më gjerë në rajon.

“Si Departament i Shtetit të jemi krenar për faktin se me 14 maj do të hapet ambasada jonë në Jerusalem”, u tha në një deklaratë nga Uashingtoni.

Ndërsa nga ana tjetër, krerët politikë palestinezë u kanë bërë thirrje të gjithë diplomatëve të huaj në Izrael që ta bojkotojnë ceremoninë/tesheshi.com

Related posts

Ambasadori Soreca mesazh politikës shqiptare

Klaudia gotanews

“Alvini Berisha i lirë”, reagon Meta, Paloka dhe Mustafaj

Klaudia gotanews

Fier/ Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!