Vajza, këto ngjyra manikyri do të bëjnë namin këtë verë

Numërimi mbrapsht për verën ka filluar. Kjo do të thotë vajza dhe gra që duhet të marrim parasysh çdo sugjerim që na vjen nga moda këtë periudhë. Do të ndalemi tek nuancat e manikyrit që do të bëjnë namin këtë verë.
Një e verdhë si qitro
Kjo nuancë si e qitros mund t’ju tregojë si një zonjë të vërtetë. Rekomandohet për gishtat e duarve.

Ngjyrë ulliri
Shumë e përshtatshme për gishtat e këmbës. Me disa sandale të hapura, do të dukeni më elegante sesa kurrë.

Një blu e hapur
Bojëqielli është ngjyra që përdoret më shumë në stinën e verës. Rekomandohet si për gishtat e këmbës, edhe për duart.

Pink
Sikurse koktejlet me luleshtrydhe që do të zgjidhni këtë verë, ashtu bëjini edhe thonjtë tuaj. Plot dritë dhe me shije!

Një rozë e lehtë
Ngjyra e bardhë dhe stina e verës shkojnë shumë bashkë. Mirëpo pak nuancë rozë nuk do të ishte keq, sidomos për ju që doni të dukeni të rregullta, por jo në qendër të vëmendjes.

Portokalli e ndezur
Mirësevini në vitin 2019 ku çaji është përvëlues dhe thonjtë tuaj po ashtu. Ngjyra portokalli e zjarrtë është “on-top” këtë verë.

Xixa brenda lejlasë
Kjo lejla e bukur do t’i shkonte çdo lloj tonaliteti të lëkurës suaj, tek duart dhe këmbët gjithashtu!
