HomeLajme

Vajza kini kujdes! Me këto meshkuj nuk duhet të krijoni lidhje kurrsesi

Mund të jeni tërhequr fizikisht nga një person dhe ëndërroni që të keni diçka më shumë me atë. Na ndodh të gjithëve, mirëpo duhet menduar mirë.

Një pjese e çifteve krijohen gjate studimeve, ne pune apo fale njohjes se miqve. Megjithatë ka disa persona me te cilët nuk duhet te krijoni një lidhje.
Mësoni se cilët duhet t’i shmangni për te krijuar një lidhje:

– Koleget. E mira është qe ne pune te mos përzihet asnjëherë jeta private me atë profesionale. Nëse me pas diçka nuk shkon mire, fjalët do qarkullojnë neper zyra dhe mund t’i prishni imazhin vetes.

-Vëllain e shoqes se ngushte. Nëse nuk doni te prishni miqësinë me shoqen tuaj nuk duhet te krijoni një lidhje me te vëllain. Disa mund te mendojnë se i keni tradhtuar dhe do ju largojnë nga vetja. Imagjinoni me pas sikur gjerat me personin qe do lidhni te mos shkojnë mire, si do e mbani serish miqësinë me shoqen?

-Ish te dashurin e motrës. Edhe sikur te ketë sytë e Bradley Cooper-it, pamjen seksi te Ryan Gosling apo trupin e Gabriel Garko-s, ju nuk duhet ta prekni atë. Diçka nuk ka qene mire qe motra juaj është ndare kështu qe mos e bëni atë te vuaje me tepër.

– Komshiun. Eshte i bukur, i sjellshëm dhe joshës? Sido qe te jete duhet ta shmangni. Me mire ruani një marrëdhënie miqësie me te sepse nëse gjerat nuk shkojnë mire do ndiheni gjithë kohës ne siklet kur ta ndeshni neper shkalle.

Tani që mësuat se me cilët nuk duhet të krijoni lidhje qëndrojini larg…


TË NGJASHME