HomeLifestyle

Vajza me sindromën Down përmbush ëndrrat e saj, bëhet modele dhe gjimnaste

Nëse është dikush që di të ëndërrojë shumë dhe ti përmbushë këto ëndrra është padyshim Chelsea Werner.

Ajo na vërteton se puna e madhe shpërblehet në fund pasi vajza me sindromën Down jo vetëm që është bërë modele por ka magjepsur botën me aftësitë e saj në gjimnastikë duke u bërë kampione e katërfishtë.
Rruga drejt gjimnastikës nisi si nevojë për të forcuar muskujt pasi ajo i ka të dobët për shkak të diagnozës së saj.

Chelsea filloi të ushtronte 16 orë në ditë duke bërë kështu që të dilte katër herë fituese në kampionatin kombëtare në Olimpiadën speciale.

Theksojmë se 22 vjeçarja është shfaqur në kopertinën e revistës “Teen Vogue”, gjithashtu ka sfiluar edhe në Javën e Modës në New York duke e bërë të njohur në fushën e modelingut.

Gjithmonë kam dashur të jem para kamerave. Gjithashtu më pëlqen shumë të udhëtoj. Puna ime e parë e modelimit ishte për H&M dhe atë e bëra në Havana të Kubës”, tha ajo me krenari.

Po ju çfarë po prisni për të përmbushur ëndrrat tuaja?


TË NGJASHME