HomeLajmi i Fundit

Vajza shqiptare shantazhon 80-vjeçarin

Mënyra që kishte gjetur për të fituar para e ka çuar në pranga një vajzë 27- vjeçare shqiptare që banon në Itali.

Mediat fqinje shkruajnë se ajo ka shantazhuar një burrë 80 vjeçar, me të cilin kishte pasur biseda në një chat erotik, e madje kishin shkëmbyer edhe foto kompromentuese.

Nga hetimet e bëra pas denoncimit të “viktimes”, vajza e re kishte bërë biseda erotike në internet me të moshuarin për disa kohë, i kishte dërguar foto intime dhe kishte marrë foto edhe prej tij.

Më pas e kishte shantazhuar. “Do te publikoj fotot ne internet nese nuk me jep 3 mije euro”.

I moshuri bëri denoncimin dhe policia e instruktoi atë që pranonte paktin dhe të dorëzonte paratë. Në atë moment, e reja është vënë në pranga në kushtet e flagrancës.