HomeLifestyle

Vajza, vazhdoni bëni makeup edhe në karantinë!

Tashmë që të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë brenda shtëpisë për shkak të COVID-19, na vijnë në mend ide se si mund ta kalojmë ditën. Disa pikturojnë, lexojnë, shohin filma, seriale, luajnë lojëra, ndërsa vajzat bëjnë atë që dinë të bëjnë më së miri…të grimohen në mënyrë që më pas të bëjnë disa foto të bukura për rrjetet sociale.

Duket se ky fiksim i vajzave për të bërë makeup edhe në karantinë është një ilaç shumë i mirë për shëndetin mendor, të paktën këtë gjë pohojnë ekspertët. Ata shprehen se kujdesi për veten dhe kurimi fizik përmes makeup-it i bën mirë shëndetit mendor.

Një psikoterapiste ka treguar për median britanike ‘Metro’ se mënyra si e shikojmë veten tonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor:

Mënyra se si ne ndihemi dhe e shikojmë veten tonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Prandaj është shumë e rëndësishme ti kushtojmë vëmendje edhe pamjes së jashtme. Qëndrimi në shtëpi sigurisht që do të sjellë pasoja, por për të mos i bërë ato afatgjata duhet të punoni me veten tuaj. Vishuni sikur do të dilni jashtë, bëni makeup dhe vendosni buzëkuqin e preferuar. Efektet mund të jenë shumë afirmuese’.

Ajo thotë se vetëbesimi dhe komunikimi me njerëzit që duam në këtë situatë kaotike kanë rol të rëndësishëm.

‘Vishuni mirë, bëni makeup dhe shihuni në pasqyrë. Do të ndiheni shumë më mirë sesa të qëndroni gjithë ditën me pizhama dhe flokët rrëmujë. Flisni me miqtë në kamer dhe shprehni ndjenjat që po përjetoni, se këtë situatë nuk po e kaloni vetëm ju personalisht, por të gjithë’.


TË NGJASHME