HomeSociale

Vaksina kundër COVID-19, dritë shprese nga Seattle

Koronavirusi ose COVID-19, është sëmundja që ka vënë nën terror gjithë botë. I pakuptueshëm kur përhapet dhe me aftësinë për të marrë jetë njerëzish, ky virus është kthyer në një betejë për të gjithë shkencëtarët anëembanë botës. Ende nuk ekziston një vaksinë kundër COVID-19, megjithatë, lajme të mira vijnë nga Seattle SHBA.

Disa shkencëtarë të “Kaiser Permanente Washington Research Institute”, pretendojnë se janë në rrugën e duhur për të gjetur një vaksinë që arandalon efektet e COVID-19.

Jennifer Haller është personi i parë në botë që i është injektuar kjo vaksinë ekperimentale. Një sakrificë kjo nga ana e 43-vjeçares që nëse arrin të japi rezultat, do të shënohet në librat e historisë si një prej kontributeve më madhore të dhëna ndonjëherë.

Menjëherë pasi la dhomën e injektimit, Haller doli e buzëqeshur dhe tha se ndihej mirë. Menjëherë pas saj prisnin në radhë dhe 3 persona të tjerë.

Për krijimin e kësaj vaksine, puna në Instituin në Seattle, filloi menjëherë pasi OBSH e shpalli COVID-19 pandemi botërore. Edhe në shtete të tjera ka filluar një përpjekje për të zbuluar një antidot për COVID-19 dhe me dhjetra eksperimente, po kryhen në Kinë, Kanada dhe shumë shtete të tjera.

Më herët edhe presidenti Trump, përshëndeti arritjen e eksperimenteve të Institutit në Seattle. Trump vlerësoi punën e palodhur të gjithë shkencëtarëve dhe shpreson që të gjendet sa më parë zgjidhja për t’i dhënë fund njëherë e mirë kërcënimit koronavirusi.


TË NGJASHME